“Uniforma Ime” është projekti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit për të cilin është mbajtur edhe një event në stadiumin Arena Kombëtare, ku të pranishëm ka qenë edhe Zvonimir Boban, ish-ylli i Milanit dhe Kombëtares, por edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Mërgim Mavraj.
Sipas FSHF, ky projekt synon të rrisë dhe masivizojë futbollin e moshave në të gjithë territorin e vendit.
15 mijë fëmijë të regjistruar në aktivitetin zyrtar të FSHF pritet të përfitojnë nga ky projekt. (A2 Televizion)



























