Bojkotoi grumbullimin, PSG në luftë me Neymar

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 15:38 | Futboll
Bojkotoi grumbullimin, PSG në luftë me Neymar

Në Paris tani ka edhe zyrtarisht një çështje “Neymar”. Ylli brazilian nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes së kampionëve të Francës, pas pauzës së pushimeve të verës. Klubi i Paris SG njoftoi se sulmuesi duhej të ishte pjesë e skuadrës për rikthimin në aktivitet, por nuk u prezantua dhe tashmë Neymar do të përballet me masa disiplinore.

Edhe pse babai dhe njëkohësisht menaxheri i lojtarit, e argumentoi mungesën me angazhimin në çështje bamirësie, mungesa duket si një sinjal i qartë i Neymar, se dëshiron të kthehet te Barcelona, për të luajtur përkrah Lionel Messi-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos