Boksieri, kandidat për president në Filipine

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 12:15 | Sporte të tjera
Boksieri, kandidat për president në Filipine

Manny Pacquiao ka bërë me dije së fundmi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Filipine vitin e ardhshëm, një muaj pasi humbi ndeshjen në ring përballë Yordenis Ugas.

Prej kohësh boksieri 42-vjeçar ka protestuar kundër korrupsionit në qeverinë e vendit të tij dhe ka dënuar marrëdhëniet e ngushta mes presidentit Duterte dhe Kinës.

Pacquiao pranoi nominimin e tij për president gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë PDP, ndërkohë që përballë do të ketë ndihmësin më të besuar të Duterte, Christopher 'Bong' Go. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos