​Boksieri shqiptar shpallet kampion i Evropës në IBO

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 13:30 | Sporte të tjera
​Boksieri shqiptar shpallet kampion i Evropës në IBO

Boksieri shqiptar, Altin Zogaj është bërë kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO.

Zogaj ka triumfuar ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino mbrëmjen e së shtunës në Sttutgart të Gjermanisë

Ai ndaj boksierit italian arriti fitore me vendim unanim, duke u shpërblyer me titullin kampion të Evropës në IBO.

30-vjeçari vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 12 raunde të zhvilluara, ai nuk ka humbur asnjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos