
Ylli i NBA, Ja Morant është pezulluar me 25 ndeshje për sjellje të pahijshme dhe të përsëritura në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar së fundmi, ai shfaqet duke mbajtur një armë zjarri teksa ja tregon të gjithë ndjekësve të tij.
Dënimi i Morant do të nisë që në fillimin e sezonit të ri. Basketbollisti i Memphis, jo vetëm që nuk do të mund të luajë, por do të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet e ekipit dhe përveç kësaj, as nuk do të paguhet nga klubi.
Një sjellje e përsëritur kjo për yllin e basketbollit, pasi edhe në muajin mars Morant bëri të njëjtën gjë dhe ishte pezulluar me 8 ndeshje. (A2 Televizion)