Piloti i kategorisë së Supercars, Cam Waters ka përjetuar një ndër situatat më të vështira të jetës së tij, teksa u detyrua të dilte me shpejtësi nga makina e tij, kur mjeti shpërtheu në flakë gjatë garës së Kurorës Triple Darvin të shtunën.





Vetëm pesë xhiro në garë u deshën që makina e 28-vjeçarit të shpërthente në flakë dhe të shkrumbohej në një cep të pistës.
Flakët u shfaqën fillimisht në pjesën e kabinës së pilotit dhe më pas u përhapën shpejt në pjesën e motorit dhe kofanos së makinës, përpara se mjeti të përpihej plotësisht nga flakët.
Pas garës së sprintit me 35 xhiro, Supercars lëshuan një deklaratë për të sugjeruar se një hetim ishte duke u zhvilluar. (A2 Televizion)