Pas K.O. ndaj maskotës, Conor McGregor rrezikon burgun, akuzohet për përdhunimin e një gruaje në finalen e NBA

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 10:04 | Sporte të tjera

Boksieri i njohur me famë botërore, Conor McGregor, akuzohet për përdhunimin e një gruaje, gjatë finales së NBA-së në SHBA.

Sipas akuzës së bërë nga gruaja në fjalë, McGregor e ka përdhunuar atë në një tualet meshkujsh gjatë finales së 4-të të NBA kundër ekipit Nuggets.

Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor, natën kur grushtoi dhe la pa ndjenja një nga maskotat që ishte në parket.

Sipas atyre që shkruajnë mediat e huaja, McGregor e detyroi atë të kryenin marrëdhënie seksuale kundër dëshirës. Ajo e ka qëlluar me grusht, po nuk ka mundur dot t’i shpëtonte boksierit.

34-vjeçari irlandez është akuzuar herë pas here për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe sjellje të dhunshme ndaj burrave dhe grave. Në vitin 2019, ai u arrestua pasi goditi një fans në Florida. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/11/i-cmenduri-mcgregor-dergon-ne-spital-maskoten-me-dy-grushte/
https://a2news.com/2021/09/13/i-refuzoi-kerkesen-per-foto-mcgregor-ben-sherr-me-kengetarin/
https://a2news.com/2022/03/24/policia-arreston-conor-mcgregor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos