Bolsonaro-s i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e Brazilit për 8 vite

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 18:18 | Bota
Bolsonaro-s i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e Brazilit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka votuar pro vendosjes së një ndalimi për ish-presidentin Jair Bolsonaro i cili nuk mund të kandidojë më për postin e të parit të shtetit për tetë vite.

Bolsonaro u shpall fajtor për abuzim me pushtetin, përpara zgjedhjeve të shkuara presidenciale.

Ai akuzohej për minim të demokracisë të Brazilit duke deklaruar në mënyrë të rreme se me anë të votimit elektronik mund të kryheshin manipulime të procesit.

Tashmë pritet që avokatët e Bolsonaro-s ta apelojnë vendimin. Sipas tyre, deklaratat e bëra nga ish-presidenti nuk patën asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos