Një "petull" në sipërfaqen e Marsit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 17:29 | Bota

Një foto e shkrepur nga sonda Perseverance në Mars tregon një shkëmb në një formë të pazakontë në sipërfaqen e planetit të kuq.

Perseverance, e cila e ka nisur misionin e saj në korrik të 2020 vijon të eksplorojë kraterin Jezero për shenja të jetës së lashtë mikrobike.

Sonda mbledh kampionë  të shkëmbinjve dhe tokës marsiane  me synimin që t’i kthejë në Tokë, me anë të një misioni të ardhshëm në Mars.

“Petulla” e Marsit është një nga objektet e fundit të kapura rreth 100 metra nga delta e Kraterit Jezero nga SuperCam Remote Micro-Imager, një nga kamerat e sondës që po ndihmon shkencëtarët që të shohin se çfarë gjendet në sipërfaqen e planetit.

Ekipi i Perseverance nuk e ka dërguar sondën që t’i afrohet shkëmbit në formë petulle për ta ekzaminuar apo për të marrë mostra prej tij, kështu që përbërja dhe origjina e tij e saktë nuk dihen.

Shkencëtarët kanë disa hipoteza se nga mund të ketë erdhur shkëmbi.

 “Nuk mund të them me siguri absolute, 100% se nuk është një meteorit, por mendoj se ka shumë pak gjasa”, një nga shkencëtarët në Arizona.

 "Arsyeja pse e them këtë është sepse, ky rajon ku jemi, ne shohim shumë shkëmbinj që kanë këto lloj brendësish të zgavra." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos