Bomba nën ujore shpërthen në Detin e Zi, dy persona ndërrojnë jetë teksa po notonin në Odesa

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 18:20 | Bota

Dy persona ndërruan jetë teksa ishin duke notuar në një plazh në Detin e Zi në Odesa. Ngjarja e rëndë, që la të plagosur edhe disa pushues të tjerë, u kap edhe nga kamerat e sigurisë.

Pas ngjarjes së rëndë, autoritetet në Odesa u kanë kërkuar banorëve të mos notojnë në ujërat e qytetit port, madje mbyllën plazhet nga frika e sulmeve të mundshme ajrore nga Rusia.

Në pamjet e bëra virale në internet, një numër i madh njerëzish duket teksa notonin para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm.

Një zyrtar vendas tha se autoritetet kishin vendosur kufizime, por ato nuk janë zbatuar nga banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos