Bombardime në Zaporizhzhia, motori i termocentralit bërthamor goditet nga Ukraina

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 20:15 | Bota
Bombardime në Zaporizhzhia, motori i termocentralit bërthamor goditet

Probleme serioze raportohen nga termocentrali më I madh bërthamor I Ukrainës, që kontrollohet nga forcat ruse. Një prej njësive të energjisë është goditur nga një predhë artilerie gjatë nj bombardimi të fundit të objektit në Zaporizhzhia nga ana e ushtrisë së Kievit.

Akuza është lëshuar nga Energodar, që menaxhon impiantin, dhe citohet nga mediat ruse. Kreu i administratës lokale ushtarako-civile, Aleksandër Vollga, njoftoi se “një nga raketat goditi një motor, i cili tashmë nuk është në funksion”.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Centrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë ka humbur dhe lidhjen me linjën e fundit kryesore të energjisë, thotë mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shtoi se centrali, më i madhi në Europë, tani po mbështetet në një linjë rezervë për të furnizuar me energji rrjetin e Ukrainës. Më vete, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit tani mbetet në funksion. Moska dhe Kievi akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për bombardimin e impiantit dhe kanë paralajmëruar një katastrofë të mundshme. Sakaq, presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se po përgatit një sulm të egër ndaj të gjithë europianëve në sektorin energjetik.

https://a2news.com/2022/08/19/lufta-ne-ukraine-guterres-demtimi-i-zaporizhias-nenkupton-vetevrasje/

 “Rusia dëshiron që të shkatërrojë jetën normale të çdo europiani, në të gjitha shtetet të kontinentit tonë. Synon të dobësojë dhe intimidojë të gjithë Europën, çdo vend. Aty ku Rusia nuk mund ta arrijë këtë me fuqinë e armëve, po kërkon ta bëjë përmes ‘armës energjetike’. Po kërkon të godasë Europën me varfëri dhe kaos politik, pasi ende nuk mund të përdorë raketat”, deklaroi Zelensky.

Komentet e tij erdhën pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit për në Europë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar. Vendet e kontinentit të vjetër akuzojnë Kremlinin se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Europën në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë që Moska e mohon.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. Ka frikë në rritje se familjet në vendet e BE-së nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër. Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos