All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bombat e ndaluara ruse mbi fshatin ukrainas, të paktën 6 viktima

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 20:49 | Bota
Bombat e ndaluara ruse mbi fshatin ukrainas, të paktën 6 viktima
All - Paragraf - 1

Të paktën 6 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të forcave ruse në rajonin e Kharkivit në Ukrainë.

Sipas raportimeve paraprake, në bombardimet e fundit në fshatin Kozacha Lopan, Rusia ka përdorur bomba thërrmuese, një lloj armatimi i ndaluar nga konventat ndërkombëtare.

All - Paragraf - 3

Drejtuesit lokalë të kësaj zonë bëjnë me dije se bombat ruse nuk kursyen stacionin e trenit, dyqanet, farmacitë si dhe shumë ndërtesa të tjera publike.

Edhe më herët, autoritetet ukrainase denoncuan se ushtria ruse i përdori këto lloj bombash gjatë sulmeve të ditëve të para në Kiev. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos