All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjidhja e konfliktit, Turqia e gatshme të ndërmjetësojë takimin Putin-Zelensky

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 19:14 | Bota
Zgjidhja e konfliktit, Turqia e gatshme të ndërmjetësojë
All - Paragraf - 1

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se ka ende mundësi që të mbahet një takim mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin nëse kushtet për zgjidhjen e konfliktit janë të arritshme.

Deklarata e diplomatit turk erdhi pas një takimi me homologun Kuleba në Lviv, ku të dy ranë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve për një takim midis Putinit dhe Zelenskit.

All - Paragraf - 3

"Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim," tha Çavusoglu.

"Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm ta organizojmë këtë gjë" shtoi ai.

Kuleba i tha Çavusoglu se ai shpresonte se Turqia do të ishte midis vendeve që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos