
Rrjedhja e një bombole gazi ka shkrumbuar një apartament në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar të Durrësit. Shtëpia e djegur ndodhej në katin e katërt të një pallati, shumë pranë Stacionit të Trenit.
Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme në apartament dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vendosjen e tyre në kontroll. (A2 Televizion)