Sherr në mes të “Times Square”, i ndan vetëm kali i policisë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 13:38 | Kapur në kamera

Dy kuaj të forcave të policisë u përdorën për të ndarë një sherr mes të rinjve në mes të “Times Square” në Nju-Jork. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa pamjet dramatike janë shpërndarë në rrjetet sociale së fundmi.

Kalimtarë të ndryshëm u përpoqën të ndanin dy të rinjtë që po ziheshin, por vetëm kur njëri prej kuajve u kaloi sipër, gjërat nisën të qetësoheshin.

Sipas policisë, vetëm një person ka përfunduar në spital për trajtim, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos