Një video dramatike vjen nga Indonezia, ku shihet një 12-vjeçar që fluturon deri në 10 metra lartësi, pasi ngec te një balonë, e më pas rrëzohet në tokë para syve të dhjetëra njerëzve të tmerruar.
Video, e postuar në mediat indoneziane, bëri xhiron e botës. Djaloshi duket se mbetet i lidhur me një balonë në formë dragoi dhe nuk arrin të shkëputet duke u ngritur në ajër. Fatmirësisht, vogëlushi arrin t’i mbijetojë rrëzimit, por pësoi fraktura në të dy krahët dhe po kurohet në një spital vendas. (A2 Televizion)