
I gjithë qyteti i Shkodrës është nën pushtetin e borës, me trashësinë e saj që shkon rreth 30 centimetra.
Pavërësisht se është hedhur kripë në rrugë, përsëri qarkullimi është shumë i vështirë. Segmenti Shkodër – Shirokë – Zogaj është i bllokuar për shkak të ngricave. Në zonat malore, kalimi është bërë i pakalueshëm.
Më keq paraqitet situata në Dukagjin ku 3 njësi administrative janë të bllokuara: Pult, Shosh dhe Shalë kanë mbetur pa energji elektrike dhe të izoluara, në Malësi e madhe rruga Hot - Tamarë është e bllokuar, sikurse edhe Bogë - Theth.
Në Pukë dhe Fushë Arrëz, akset kryesore janë të kalueshme me vështirësi, më problematike mbetet njësia administrative Iballë, ku bora ka arritur mbi 1 metër. Në Bashkinë Vau i Dejës më tepër probleme janë shfaqur në dy njësi administrative, Shllak dhe Temal, të cilat janë pa energji elektrike dhe të izoluara. (A2 Televizion)