Bora mbulon verilindjen, 30 cm në Valbonë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 09:58 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit. Trashësia e borës është 7 cm në zonat e ulëta dhe 30 cm në zonat e larta malore. Lartësia e borës në Shishtavec është 20 cm, ndërsa në Valbonë 30 cm.

Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj.

Në këto rrugë po punohet për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e Bashkisë Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në gjithë Qarkun e Kukësit. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos