
Protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve, që nisi përpara Kryeministrisë, u përshkallëzua me bllokimin e disa rrugëve të Tiranës.
Protestuesit u kërkuan shoferëve që të fiknin makinat dhe të bashkoheshin me ta.
Si pasojë e bllokimit është krijuar një avari në trafik, me makinat që janë vendosur në varg të palëvizura.
Forcat e policisë ndërhynë për të zhbllokuar qarkullimin, duke u shënuar disa incidente të vogla. (A2 Televizion)