Transporti ndërqytetas, rritet nga 50-100 lekë bileta drejt Tiranës

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 19:29 | Aktualitet
Transporti ndërqytetas, rritet nga 50-100 lekë bileta drejt

Rritja e çmimit të naftës në shifrat e mbi 260 lekë për litër ndikoi menjëherë në transportin e qytetarëve.

Të gjitha linjat ndërqytetase me nisje apo destinacion Tiranën, e kanë rritur biletën nga 50 deri në 100 lekë, sipas distancës. Thonë se përballë shpenzimeve të përllogaritura në 30%, nuk shohin rrugëzgjidhje për të mbajtur aktivitetin funksional.

Dikur, Azbi Hasimeta furnizohej në qytetin e tij, por rafineria e naftës në Ballsh shkoi për skrap.Të vështirë ekonomikisht e kanë dhe udhëtarët, të cilët thonë se çmimet po prekin majat.

Edhe në Kukës ka pasur rritje të biletës brenda qarkut apo edhe drejt Prizrenit.

Për të shkuar në Korçë, sot duhet të paguash 700 lekë nga Tirana. Kjo tarifë ka sjellë pakënaqësi të mëdha mes shoferëve dhe pasagjerëve.

Në Shkodër, drejtuesit e linjave i kanë rezistuar për momentin rritjes së çmimeve, por jo për shumë gjatë.

E njëjta pritje po ndodh edhe në Elbasan.Thuajse në gjithë Shqipërinë, nafta po tregtohet nga 249 deri në 269 lekë, në bazë të cilësisë dhe blerjes në tregjet ndërkombëtare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos