Të rehatshme dhe shik, sandalet me takë mesatare mund të vishen të kombinohen me të gjitha veshjet e verës, nga mëngjesi në mbrëmje.
T'i thuash jo një palë sandaleve me taka sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë, por as t'i rezistosh dhimbjes që disa modele me taka të larta shkaktojnë tek këmbët tona duke i mbajtur ato gjatë gjithë ditës. Por ka një zgjidhje dhe është edhe më shik sesa mund ta mendoni: vishni një palë sandale të bukura me takë mesatare.
Sipas mendimit tonë, 5 centimetra janë masa perfekte për të garantuar rehatinë absolute që kërkojmë nga mëngjesi në mbrëmje, pa hequr dorë nga glamour. Për më tepër, ato duken me të vërtetë bukur me gjithçka, nga xhinset, fundet, nga pantallonat deri te fustanet e të gjitha formave dhe gjatësisë.
Shfletoni galerinë e përmbledhjes së të preferuarave tona. (A2 Televizion)












