
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ai shpreson se do të jetë e sigurt për të rihapur shkollat në Angli, më 8 mars.
Në një deklaratë për situatën e COVID-19, kryeministri Johnson tha se ministrat nuk kanë ende të dhëna të mjaftueshme për të ditur saktësisht se sa shpejt do të jetë e sigurt për të rihapur shoqërinë dhe ekonominë tonë.
Por, ai shprehu shpresën se fëmijët mund të kthehen në shkolla nga e hëna e 8 marsit, me kusht që qeveria të përmbushë qëllimin e saj të vaksinimit për të ofruar vaksinim për të gjithë në katër grupet kryesore të përparësisë nga mesi i muajit tjetër.
Në një konferencë shtypi në Downing Street Johnson theksoi se 8 marsi ishte data më e hershme, deri në të cilën qeveria me përgjegjësi mund të lejojë fëmijët të kthehen në klasa.
"Unë shpresoj, por kjo është data më e hershme që ne mund ta bëjmë atë dhe kjo varet nga shumë gjëra që të shkojnë siç duhet", tha ai.
Në deklaratën e tij, Johnson u tha deputetëve se ishte qëllimi i qeverisë për të përcaktuar planin e saj për lehtësimin e bllokimit, më 22 shkurt. (A2 Televizion)