
Ka hyrë sot në fuqi ndalimi pothuajse total i abortit në Poloni. Pavarësisht protestave në rrugë në javë të fundit, dënimi i diskutueshëm i gjykatës polake bëhet i zbatueshëm
Qeveria e bëri të ditur në një njoftim që mund të shkaktojë protesta të mëdha. "Vendimi do të botohet në “Journal of Laws" tha qendra e informacionit qeveritar në Tëitter. Grupi i protestave të Grevës së Grave po përgatitet për demonstrata të reja.
Gjykata publikoi një justifikim për atë që vendosi tetorin e kaluar për të forcuar një nga ligjet më të rrepta në Bashkimin Evropian për ndërprerjen e shtatzënisë. Sipas sqarimit me 154 faqe të gjykatës, aborti është i lejueshëm nëse ekziston një probabilitet i lartë i dëmtimit të pakthyeshëm ose fatal të fetusit së bashku, nëse jeta e nënës është në rrezik dhe në rastet e inçestit dhe përdhunimit.
Për javë të tëra, janë organizuar në Poloni protesta për të drejtën e abortit dhe kryesisht në Varshavë. Demonstratat filluan më 22 tetor pasi ndalimi vullnetar i shtatzënisë u ndalua përveç rasteve të përdhunimit dhe inçestit ose kur jeta e nënës është në rrezik.
Grupi i Grevës së Grave po përgatitet të dalë përsëri në rrugë, pasi Gjykata Kushtetuese ka sqaruar dënimin që ndalon abortin. (A2 Televizion)