Bosi i Camorra-s lirohet dhe dëmshpërblehet për trajtimin e keq në burg

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 21:55 | Bota
Bosi i Camorra-s lirohet dhe dëmshpërblehet për trajtimin e keq

Lihet i lirë dhe dëmshpërblehet nga shteti “për trajtim çnjerëzor” gjatë periudhës së burgut një ndër krerët e Camorra në Itali.

Patrizio Bosti, bosi i organizatës mafioze “Camorra” në Vasto-Arenaccia, dhe një ndër themeluesit e të ashtuquajturës “Aleanca e Secondigliano” jo vetëm që u rikthye në liri, por mori dhe një çek 2762 euro si pjesë e dëmshpërblimit për periudhën e vështirë në burg të cilën ai thotë se e ka kaluar në një mënyrë “çnjerëzore”.

Bosti, u arrestua në vitin 2008 në Spanjë dhe u dënua për lidhjet me grupet mafioze,  vrasje, trafik të paligjshëm. Ai duhet të kalonte 15 vjet në burg, por një pjesë e dënimit prej 3 vitesh iu ul si kohë e llogaritur për trajtimin e keq që ai ka pasur gjatë qëndrimit prapa hekurave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos