
Autoritetet italiane janë ngritur në këmbë pasi një bos i mafias është arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Sardenja pasditen e së shtunës.
Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduanos kishte lidhur disa çarçafë njëri pas tjetrit dhe zbriti nga qelia ku po kryente dënimin.
Arratisja duket se ka qenë e planifikuar me imtësi pasi Marco Raduanos pasi ka dalë nga rrethimi i burgut pritej nga një makinë, e cila u largua me shpejtësi.
I gjithë momenti i arratisjes së bosit të mafias u kap nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që mungesa e tij në dhomë u zbulua vetëm dy orë pa ngjarjes.
Policia italiane është angazhuar për kapjen e tij, ndërsa janë ngritur shumë postblloqe. (A2 Televizion)