
Marrëveshja e grurit të Ukrainës është zgjatur me dy muaj. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Turqisë dhe Ukrainës të cilët bënë të ditur se Rusia do të vijojë të lejojë eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.
Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, tha se marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, do të zgjatet për dy muaj. Afati i fundit për këtë marrëveshje ishte 18 maji.
Kujtojmë se marrëveshja fillimisht u nënshkrua vitin e kaluar dhe që atëherë, afati i saj është zgjatu.
Oleksandr Kubrakov, Ministri ukrainas i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës, konfirmoi se marrëveshja e grurit ishte zgjatur deri më 18 korrik në një postim në Facebook.
“Bota do të vazhdojë të marrë produkte ukrainase falë përpjekjeve të partnerëve tanë në marrëveshje – Turqisë dhe OKB-së”, tha Kubrakov. (A2 Televizion)