Moti i keq në Europë, vërshime në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 13:14 | Bota
Moti i keq në Europë, vërshime në

Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur gjithashtu me reshje të dendura të shiut gjatë javëve të fundit, me lumenjtë Una dhe Krushnica që kanë dalë nga shtrati. 

Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska, Krupa dhe Bihaq.

Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë. Disa zona kanë mbeture pa energji elektrike; ka pasur evakuime të banorëve, ndërsa shkalla e dëmeve nuk dihet.

Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë mobilizuar për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, me ekipet që po shpërndajnë edhe ushqime te qytetarët e bllokuar.

Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq, ka bërë të ditur se qeveria do të ndajë fonde për të ndihmuar personat e prekur nga vërshimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos