Bota në një javë, nga bllokimi i “korridorit të bukës” e deri te zjarret përvëluese në Europë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 08:23 | Aktualitet

Rusia njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për eksportimin e grurit nga ana e Ukrainës përmes Detit të Zi. Ujdia e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë në korrik të vitit të kaluar, skadoi para disa ditësh. Ukraina përfaqëson 10% të tregut ndërkombëtar të grurit, 15% të misrit dhe 13% të elbit, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian. Por cilat do të jenë pasojat e kësaj kthese që po merr lufta në Ukrainë, ku tanimë po luftohet jo vetëm nëpërmjet armëve? Për këtë do të flasim me gazetarin Xhevahir Qardaku, në program. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos