Italia mbetet epiqendër e të nxehtit në Europë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 15:01 | Aktualitet

Italia mbetet epiqendër e të nxehtit në Europë këto ditë, me temperaturat që pritet të thyejnë rekorde të reja. Sardenja dhe Siçilia kanë përjetuar këtë javë temperaturën 46 gradë Celcius, madje sipas Shërbimit Italian Meteorologjik, kanë arritur thuajse në 47 gradë celcius. Edhe një farmaci në kryeqytetin italian, të mërkurën, shënoi shifrën 46 gradë, në qendër të Romës. Ligjvënësit italianë kanë shpallur alarmin e kuq në 20 qytete në mbarë vendin, me thirrjen për të rinj e të moshuar, me probleme kronike të shëndetit apo krejt të shëndetshëm, të kenë kujdes, sepse i nxehti nuk zgjedh kë të godasë. Edhe sot, të paktën deri në fundjavë, alarmi i kuq mbetet në fuqi në Ancona, Bari, Catania, Firenze, Messina, Napoli, Palermo, Perugia, Pescara, Reggio Calabria, Roma e Viterbo. Por, si paraqitet situata në Italinë fqinje, në qytetet më të nxehta, njëkohësisht edhe më të frekuentuarat nga turistët e huaj këtë sezon veror? Pyesim Arben Gjekën, mjek i urgjencës, në qendrën e koordinimit të urgjencave mjekësore në Torino të Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos