Lindur dje, vrarë sot! Foto e shkrepur në Gaza që po trondit botën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 15:32 | Bota
Lindur dje, vrarë sot! Foto e shkrepur në Gaza që po trondit

Uday Abu Mohsen është viktima më e fundit e bombardimeve të pandërprera të Izraelit në Gaza.

Një foto e një çante të vogël që përdoret për trupat e pajetë është shpërndarë nga fotoreporteri palestinez Belal Khaled, i cili ka dokumentuar vdekjen dhe shkatërrimin e sjellë në Gaza nga forcat izraelite që prej nisjes së konfliktit me Hamasin.

Sipas Khaled, foshnja e gjendur brenda kësaj çante jetoi mbi tokë vetëm 24 orë, pasi ka lindur ditën e djeshme dhe është vrarë sot gjatë ofensivës ushtarake mbi Gaza.

“Udej Ebi Mohsen, ai është një ditë. Atij nuk i është lëshuar çertifikata e lindjes, por certifikata e vdekjes”, shkruan fotoreporteri në platformën X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos