Brad Pitt sërish single, i jep fund lidhjes me modelen 29 vite më të re

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:44 | Showbiz
Brad Pitt sërish single, i jep fund lidhjes me modelen 29 vite më

Lidhja mes aktorit Brad Pitt dhe modeles, 29 vite më të re, Nicole Poturalski përfundoi pas vetëm 2 muajsh.

Dyshja e nisën romancën e tyre në muajin gusht, duke u komentuar gjerësisht në media, jo vetëm për diferencën në moshë por dhe për faktin se Poturalksi ishte e martuar.

Megjithatë, burime për Page Six, bëjnë me dije se raporti i aktorit me modelen nuk ka qenë asnjëherë aq serioz sa përshkruhej në lajme.

Lajmi i ndarjes u bë publik pasi Daily Mail publikoi disa foto të Nicole teksa dilte nga një restorant në Gjermani krah bashkëshortit të saj, Roland Mary.

Modelja është në një martesë të hapur me të shoqin, ndërsa qëndroi me aktorin në kështjellën që ky i fundit ka me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos