Ditëlindja e Kim Kardashian në ishullin privat, interneti mbushet me meme

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 18:54 | Showbiz

Festa e 40-vjetorit të Kim Kardashian, në një ishull privat ka shkaktuar një lumë kritikash dhe memesh në internet.

Ylli i reality show-t “Keeping Up With the Kardashians”, shkroi në Twitter:

“Pas dy javësh analizash mjekësore dhe pasi iu kërkova të gjithëve të karantinohen, unë surprizova rrethin tim të ngushtë me një udhëtim në një ishull privat, ku mund të pretendonim se gjërat ishin normale vetëm për një kohë të shkurtër.”

“Kërcyem, bëmë xhiro me biçikletë, notuam pranë balenave, pamë një film në plazh etj. E kuptoj që për shumicën e njerëzve, kjo duket si diçka e paarritshme, kështu që në momente si këto, më kujtohet me përulësi se sa e privilegjuar është jeta ime. "

Megjithatë, pak e besuan se festa ishte një suprizë, duke pasur parasysh që të ftuarve iu ishte kërkuar të karantinohen.

Por kjo nuk ishte pika kulmore e diskutimit, pasi ky postim u bë shpejt meme, me njerëz që ndanin fotografi në “ishujt e tyre privatë”.

Memet kishin kryesisht lidhje me filmin shumë të famshëm mbi pabarazinë ekonomike, Parasite, apo nga seriali Game of Thrones.

Ato u shpërndanë nga Muzeu i Artit Modern, gazetari Ronan Farrow, guvernatori i New Jersey, dhe mijëra përdorues të internetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos