Supermodelja Emily Ratajkowski ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Modelja 29-vjeçare ndau lajmin me revistën Vogue ndërsa tha se shpreson ta rrisë fëmijën e saj në një mjedis neutral ndaj gjinisë, sepse nuk dëshiron t'i “imponojë stereotipe gjinore”.
"Mirënjohëse dhe duke u rritur", shkroi ajo në Instagram, krahas një video ku shfaqet jo pak herë krejtësisht e zhveshur.
"Kur burri im dhe unë, iu themi miqve se jam shtatzënë, pyetja e tyre e parë pas "Urime" është pothuajse gjithmonë "A e dini se çfarë doni?" Na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se ai ose ajo do të na e bëjë të ditur atëherë," tha modelja.
Pavarsisht këtyre ideve, Emily shtoi se e kishte imagjinuar veten si nënë të një vajze.
Modelja është e martuar prej vitit 2018 me producentin e njohur të filmave, Sebastian Bear-McClard, dhe të dy mendojnë se ky fëmijë do të ndryshojë jetën e tyre. (A2 Televizion)