Braktisën nëndetësen për klube striptizmi, skandal në Marinën Mbretërore

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 21:16 | Bota
Braktisën nëndetësen për klube striptizmi, skandal në

Një skandal ka përfshirë Marinën Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Pjesëtarët e ekuipazhit të nëndetëses HMS Vigilant, pasi kanë ndaluar në Georgia të SHBA-së për mirëmbajtje të nëndetëses, e kanë braktisur mjetin për të shkuar nëpër bare dhe klube striptizmi.

Sipas mediave britanike, vetë komandanti është paraqitur në bazë i dehur, edhe pse është përgjegjës për një nëndetëse me armë dhe sensorë vlera e të cilave shkon rreth 4 miliardë euro.

Tashmë ka nisur hetimi për HMS Vigilant. Mendohet se ekuipazhi ka marrë pjesë në një festë me drogë, alkool dhe seks. Mediat britanike e quajnë këtë nëndetëse “HMS seks dhe kokainë”. Zëdhënësja e Marinës Mbretërore nuk ka dhënë detaje, por ka bërë vetëm një koment të shkurtër: “Kur sjellja e një individi nuk është në lartësinë e standardeve që ne presim, nuk do të hezitojmë që të marrim masat e nevojshme”.

Sipas “Mirror”, janë plot 35 marinarë të cilët si pasojë e festave nëpër klube striptizmi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kjo nuk është hera e parë që nëndetësja HMS Vigilant mbulohet nga skandali. Në vitin 2017, 9 marinarë rezultuan se kishin konsumuar drogë. Menjëherë u vendos largimi i tyre nga marina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos