Brataj komenton raportin e Akademisë së Shkencave: Në Tiranë të imunizuarit mund të jenë deri 30%

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 22:38 | Aktualitet
Brataj komenton raportin e Akademisë së Shkencave: Në Tiranë

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka komentuar në “Absolut 4” dhe studimin e prezantuar përpara Vitit të Ri nga Akademia e Shkencave që arriti në përfundimin se në Tiranë niveli i imunizimit ka arritur në 50%.

Brataj e konsideroi këtë studim si shumë të pjesshëm, i cili është kryer vetëm në 4 qendra shëndetësore të kryeqytetit dhe nuk përfaqëson zonat e tjera të tij, grupmoshat e pyetura.

Sipas tij, niveli i imunizimit në Tiranë mund të jetë në 25-30%.

“Një studim shkencor kur vjen kërkon autorizim dhe nuk mund të përjashtosh të tjerët. Di që Sulçebe dhe Ylli nuk janë pjesë e Akademisë së Shkencave. Mënyra se si u bë është që janë pyetur 4 qendra shëndetësore. Është një studim i pjesshëm. Janë marrë vetëm 800 raste. Nuk e morëm vesh çfarë metodologjie u ndoq. Sa ishin të infektuar nga këta nuk e dinim. Cilat grupmosha u morën?

Mund të ishte më i detajuar. Mos harrojmë që ke harruar moshën nën 20 vjeç. 15-24 vjeç janë më të infektuarit në dy javët e fundit. Mund të jetë në Tiranë 25-30%. Dhe Tirana nuk është vetëm qyteti. Fshatrat e Tiranës nuk kanë të njëjtën nivel infeksioni. Të japësh një mesazh të tillë më duket e paarsyeshme”, u shpreh Brataj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos