Brataj: Spitalet kanë bërë punë të shkëlqyer, por ka mjekë përfitues, 500 mijë lekë një recetë kot

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 22:42 | Aktualitet
Brataj: Spitalet kanë bërë punë të shkëlqyer, por

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, reagoi në emisionin “Absolut 4” në A2 ndaj Gazmend Koduzi, i cili u shpreh se spitalet u trajtuan si burgje në periudhën e pandemisë.

Për Bratajn, spitalet në vendin tonë kanë bërë një punë të shkëlqyer, por edhe ai shprehet se ka raste të caktuara përfituesish.

“Spitalet kanë bërë një punë të shkëlqyer. Të gjitha rrethet kalonin përmes spitalit. Midis nesh, si në çdo fushë, ka edhe përfitues. Ka nga ata mjekë që kanë dhënë, që në ditën e dytë, me temperaturë 37 apo me 37,5, një thes me medikamente, 500 mijë lekë një recetë”.

Brataj ka kritika edhe për komunikimin me pacientët me Covid dhe familjarët e tyre. “Komunikimi me pacientët me covid duhet të përmirësohet. Kjo është një pikë themelore dhe duhet të përmirësohet. Qytetari për pacientin duhet të marrë informacion. Edhe unë nuk e pranoj dot një gjë të tillë. Raste ka pasur dhe ne kemi insistuar disa herë dhe filloi edhe komunikimi nëpërmjet telefonave. Por, duhet të ketë një grup që të merret vetëm me informimin”, tha Brataj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/19/koduzi-spitalet-u-trajtuan-si-burgje-pipero-seshte-semundje-e-zakonshme-vetem-te-ne-te-vijne-15-kusherinj-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos