Bredhi i Krishtlindjeve 15 metra, kjo është pema më e lartë në Britani, rritur në oborrin e shtëpisë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 20:11 | Lifestyle
Bredhi i Krishtlindjeve 15 metra, kjo është pema më e lartë

Kjo është zyrtarisht pema më e madhe natyrale e Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe.

Thuajse 16 metra i lartë, ky bredh Krishtlindjesh është vendosur në oborrin e një çifti që në vitin 1978, kur ata blenë shtëpinë. Sot, çifti, është krenar që pema e tyre ndriçon fshatin e vogël në periferi të kryeqytetit Londër.

Avril dhe Christopher Rowlands e blenë pemën 43 vjet më parë, kur ajo ishte thuajse 1 metër dhe e mbollën në oborrin e shtëpisë, pa e menduar se ajo do të rezistonte për më shumë se 4 dekada.

Fshati i tyre, Inkberrow, njihet si një nga më të errëtit dhe të pandriçuarit në mbarë Britaninë dhe kjo periudhë e festave të fundvitit ndriçon çdo ditë rrugicën ku jetojnë 2 mijë banorë, me pemën të dukshme qindra metra larg.

Ka madje nga ata që udhëtojnë nga dhjetëra qytete çdo ditë për një foto pranë saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos