Brenda burgut privat me pamje nga lumi dhe dritare pa hekura

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 12:01 | Lifestyle

Mund të duket si një hotel, por në fakt është burgu i parë privat në Britaninë e Madhe.

Me dritare pa hekura dhe me pamje nga lumi, në këtë burg pritet të vuajnë dënimin deri në 1680 të burgosur, duke e bërë atë më të madhin në Angli. Ai do të kushtojë 253 milionë paund. Deri në tetor të këtij vitit është parashikuar që aty të përfundojnë punimet.

Burgu i kategorisë C shihet si një shembull i qeverisë për të krijuar “burgun modern”. Grupi Kier ka përdorur materiale të riciklueshme për ndërtimin e godinës, e cila do të mbulohet me panele diellore.

Jo vetëm ambienti i brendshëm, por edhe ai i jashtëm pritet të jetë i ndryshëm nga burgjet normale. Fotot e shkrepura nga ajri tregojnë ambientin e jashtëm ku do të ndërtohen edhe 4 fusha futbolli për të burgosurit. Forma e godinave u mundëson gardianëve, të vendosur në qendër, të kontrollojnë të gjitha qelitë.

I burgosuri i parë do të dërgohet këtu më 8 janar të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos