Fotografi nga Çekia, Václav Silha, është futur brenda fisit Huaorani, në pyjet e Amazonës, duke realizuar foto të rralla.
Mishi i majmunit dhe derri i egër është kryesor në ushqimin e tyre. Ata përdorin shigjeta me helm për gjueti.
Ky fis mori vëmendje globale në vitin e largët 1956, kur ata ekzekutuan 5 shtetas amerikan, të cilët u përpoqën ta shndërrojnë fisin në të krishterë.
“Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, duke u marrë kryesisht me gjueti. Unë u mahnita nga fuqia e tyre e traditave, njohja e natyrës dhe ndjenja e tyre e bashkësisë”, është shprehur çeku.
Fotografi rrëfen se një grup i këtij fisi kundërshton me forcë kontaktin me botën e jashtë, por ai thotë se të rinjtë tashmë kanë ndryshuar dhe përdorin edhe varka me motor, sharrë elektrike apo edhe telefon. (A2 Televizion)