Roy Horn, pjesëtari i dyshes fantastike të magjisë, “Siegfried and Roy”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Horn dhe Siegfried Fischbacher janë bërë të famshëm për shfaqjet e tyre me tigra të bardhë dhe kafshë të tjera. Dyshja i nisi shfaqjet në Evropë, para se të zhvendoseshin në Las Vegas, atje ku interpretuan për katër dekada me radhë.
Karriera e tyre mori fund kur Roy Horn u sulmua në skena nga një tigër në vitin 2003. Ai u riaftësua pas sulmit, por që nga ajo kohë ata dolën vetëm një herë në skenë.
“Sot, bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë”, ka thënë në një deklaratë Siegfried Fischbacher, shkruan CNN. (A2 Televizion)