Koronavirusi i merr jetën reperit të njohur britanik

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 08:34 | Showbiz
Koronavirusi i merr jetën reperit të njohur britanik

Mediat britanike raportojnë se këngëtari i njohur i muzikës rap, Ty ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Muzikanti 47-vjeçar ishte infektuar nga virusi disa kohë më parë dhe ishte vendosur në koma të induktuar nga mjekët për të ndihmuar trupin e tij të merrte mjekimin e duhur.

Pasi doli nga terapia intensive u duk se gjendja shëndetësore e Ty u përmirësua, por dje stafi i tij njoftoi se 47-vjeçari ndërroi jetë.

Këngëtari me origjinë nigeriane u nominua në vitin 2014 për të fituar Çmimin Mercury me albumin e tij “Upwards”, së bashku me Amy Winehouse, The Street dhe Franz Ferdinand. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos