Brescia dhe Balotelli, lufta vazhdon. Futbollistin nuk e lënë të stërvitet në qendrën sportive

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 14:45 | Futboll
Brescia dhe Balotelli, lufta vazhdon. Futbollistin nuk e lënë të

Vazhdon lufta mes Mario Balotelli dhe Brescia. Pas certifikatës mjekësore të lojtarit për mungesë në stërvitje, çka solli edhe apelin e klubit për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën, këtë herë futbollistin nuk e kanë lënë as të stërvitet.

Mario Balotelli u shfaq 20 minuta përpara orarit në qendrën sportive këtë mëngjes, por pas një takimi të shkurtër me një nga punonjësit e klubit, ai u rikthye në shtëpi. Është pikërisht Brescia që nuk e lejon sulmuesin të rifillojë stërvitjen.

Super Marios, duke lënë qendrën sportive, i shpëtoi vetëm një frazë ironike përpara gazetarëve të pranishëm: “Tani, thoni që nuk stërvitem”.

Ndërkohë, klubi ka reaguar zyrtarisht duke deklaruar se Balotelli dërgoi nëpërmjet mjekut të tij në orën 21:30 një certifikatë mjekësore ku ishte shëruar nga gastroenteriti. Por, për shkak të çështjeve administrative, email-i mbërriti jashtë orarit të punës duke e bërë të pamundur komunikimin.

Kështu që për shkak të kohës së pamjaftueshme nuk ishte e mundur që qendra sportive të ishte në dispozicion edhe për sulmuesin. Pasi nëse ai mund të dëmtohej ndërsa vraponte, nuk mundej t’i jepej ndihma e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos