Brexit, Londra voton me 15 janar marrëveshjen BE-Britani

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 16:44 | Bota
Brexit, Londra voton me 15 janar marrëveshjen BE-Britani

Data është vendosur dhe nuk do të shtyhet. Me 15 janar, parlamenti britanik voton për marrëveshjen me Bashkimin Evropian për Brexit, ndërsa debati për këtë çështje fillon të mërkurën.

Në muajin dhjetor, kryeministrja Theresa May shtyu këtë votim në një përpjekje të qartë për të fituar kohë dhe mbështetje. Shefja e qeverisë së Londrës pranoi hapur se marrëveshja për Brexit-in me BE-në do të rrëzohej nga deputetët nëse dërgohej në parlament në atë kohë. Megjithatë, May thotë se tani situata ka ndryshuar.

https://a2news.com/2018/12/18/britania-pergatitet-per-brexit-pa-marreveshje/

“Ka pasur lëvizje nga BE-ja dhe unë kam folur me liderët evropianë gjatë kësaj periudhe. Ne do të vendosim masa që do të jenë specifike për Irlandën e Veriut, do të propozojmë një rol më të madh për parlamentin, ndërsa futemi në fazën tjetër të negociatave. Do të vijojmë punën për të garantuar siguri të mëtejshme nga Bashkimi Evropian lidhur me shqetësimet që janë shprehur nga deputetët”.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Brukseli bëri të ditur edhe njëherë se marrëveshja për Brexit nuk do të rinegociohet. Ndërkohë, mbi 200 deputetë kanë nënshkruar një letër dërguar kryeministres, duke i bërë thirrje që të përjashtojë largimin pa marrëveshje nga BE.

Ujdia mes Londrës dhe Brukselit përfshin kushtet e divorcit dhe strukturën e marrëdhënieve të ardhshme pas Brexit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos