
Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez, ka nisur një aksion ligjor kundër teorisë konspirative që pretendon se ajo ka lindur mashkull. Lajmi i rremë daton që në mars, por është përhapur në rrjetet sociale përgjatë dy muajve të fundit.
Sipas tij, Brigitte , e cila ka tre fëmijë nga martesa e parë, ka lindur mashkull me emrin, Jean-Michel Trogneux. Lajmi i rremë duket se është shfaqur fillimisht në faqen “Natasha Rey” në Facebook. Faqja e asaj që e përshkruan veten gazetare është e mbushur me teori konspirative mbi çështje të ndryshme.
Teoria fitoi popullaritet në mesin e tetorit, pas publikimit të një artikulli mbi misterin e supozuar të Brigitte, në revistën “Faits et documents”, e themeluar në vitin 1996 nga figura e së djathtës ekstreme Emmanuel Ratier.
Hashtagu #JeanMichelTrogneux u shfaq për herë të patë në Twitter në 1 nëntor, e për një muaj qëndroi nën radar para se të përjetonte hov spektakolar në shpërndarje. Sipas të dhënave ai është ripostuar mbi 68 mijë herë.
Kjo nuk është hera e parë që çifti Macron shënjestrohet nga thasthemet lidhur me ndërrimin e gjinive apo orientimi seksual. Gjatë një fushate presidenciale të vitit 2017, presidentit Emanuel Macron iu desh të mohonte pretendimet se ishte homoseksual. (A2 Televizion)