
Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, bëri me dije se vaksina vendase Turkovac, ka marrë miratimin për përdorimin urgjent të saj kundër koronavirusit.
Kërkesa për autorizim urgjent për vaksinën e zhvilluar në vend të COVID-19, Turkovac iu dorëzua Agjencisë Turke të Medikamenteve dhe Pajisjeve Mjekësore muajin e kaluar.
Koca e konsideroi këtë një lajm shumë të mirë dhe deklaroi se vaksina do të përdoret dhe shpërndahet masivisht, duke filluar nga java e ardhshme.
Miratimi i vaksinës u përshëndet dhe nga presidenti Erdogan, i cili u shpreh se Turqia është vendi i 9 që prodhon një vaksinë anti-Covid. Ai premtoi se do ta shpërndajë atë shumë shpejt për njerëzimin. (A2 Televizion)