All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Briken Calja, kampion dhe rekord për ditëlindje

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 19:49 | Sporte të tjera
All - Paragraf - 1

Briken Çalja tregon edhe njëherë se ka ende për të dhënë në arenën ndërkombëtare.

Peshëngritësi nga Elbasani është shpallur edhe njëherë kampion kombëtar në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes që u zhvillua në Durrës për peshën deri në 81 kg.

All - Paragraf - 3

Çalja vendosi rekord kombëtar në stilin e shtytjes me 195 kg, ndërsa në shkëputje ngriti 158 kg. Ai konkurroi në të njëjtën peshë me Erkand Qerimaj, që pas stilit të shkëputjes, u tërhoq nga gara në shtytje për arsye shëndetësore.

Një ditë më parë, Brikeni festoi dhe 31 vjetorin dhe ky titull kampion ishte mënyra më e bukur për të shënuar ditën e tij të lindjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos