Ylli i ri i popit, Billie Eilish, bëri për vete audiencën e Brit Awards mbrëmjen e së martës, me performancën e parë të këngës që do të jetë kolona zanore e filmit të ri James Bond, “No time to die”.
18 vjeçarja u vlerësua si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare në eventin që nderon më të mirët e popit në Britaninë e Madhe, para se të mbante një fjalim emocionues.
“Jam ndjerë shumë e urryer kohët e fundit dhe kur u ngjita në skenë e ju pashë juve teksa më buzëqeshnit, më erdhi për të qarë”, deklaroi këngëtarja gjatë fjalimit të saj.
Billie Eilish fiton si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare Billie Eilish Lewis Capaldi fiton me këngën më të mirë Reperi Dave fiton për albumin më të mirë Dave Stormzy, këngëtari mashkull më i mirë Tyler, the Creator, artisti mashkull ndëkombëtar mëi mirë Foal, grupi më i mirë Mabel, këngëtarja më e mirë britanike Mabel Harry Styles Nga ceremonia e Brit Award Nga tapeti i kuq Nga tapeti i kuq Nga tapeti i kuq Nga tapeti i kuq Nga tapeti i kuq
Lewis Capaldi dhe reperi Dave, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë. Capaldi, i cili rrëmbeu 2 çmime këndoi baladën "Someone You Loved" para se të vlerësohej si artisti më i mirë i ri. Artisti skocez u ringjit në skenë për të marrë një tjetër trofe, atë të këngës së vitit.
“Ju falënderoj shumë. Ku ka qenë viti më i bukur i jetës time”, tha këngëtari i ri.
Ndërkaq, reperi Dave, fitoi çmimin e albumit më të mirë të vitit, vetëm pas çaste pasi e quajti racist kryeministrin Boris Johnson. Artisti rrëmbeu trofeun më të lakmuar, për albumin e tij personal dhe provokues “Psychodrama”. (A2 Televizion)