Britania dhe Rusia përplasen në distancë, Moska: Sipas kësaj logjike mund të sulmojmë vendet e NATO

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 18:43 | Bota
Britania dhe Rusia përplasen në distancë, Moska: Sipas kësaj

Një debat i ashpër diplomatik ka shpërthyer në distancë mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, në lidhje me deklaratën e zv/ministrit të jashtëm britanik, James Haeppey i cili gjatë një interviste u shpreh se Ukraina ka të gjithë të drejtën të përdorën arsenalin e dhuruar perëndimor për të sulmuar objektivat ushtarake të furnizimit në territorin rus.

Rusia i konsideroi të tendencioze këto deklarata, duke shtuar se sipas kësaj logjike i bie që Rusia të godasë vendet e NATO që vijojnë të furnizojnë me armatime Ukrainën.

“Sipas kësaj logjike, Rusia mund ta konsideronte po aq legjitime që të synonte të sulmonte në thellësi linjat e furnizimit ukrainas edhe brenda atyre vendeve që transferojnë armë në Ukrainë, të cilat gjithashtu prodhojnë vdekje dhe shkatërrim”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zacharova.

Ministri i Jashtëm, Lavrov e shty dhe më tej debatin duke kërcënuar se vijimi i dërgimit të armëve nga Perëndimi në drejtim të Ukrainës e bën shumë të vështirë vazhdimin e negociatave për paqe.

“Zelensky e tërhoqi atë që kërkoi javën e kaluar dhe kjo gjë na trishton. Pala ukrainase nuk është e interesuar për negociata. Nëse Perëndimi do të vijojë të dërgojë armë është shumë e vështirë që negociatat të kenë rezultate pozitive. Ne jemi gati t’i rifillojmë nëse dikush do të prezantojë ide më interesante”, përfundoi Lavrov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos