Britania nuk fal askënd, vendos sanksione dhe ndaj aleatit kryesor të Putin

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 21:12 | Bota
Britania nuk fal askënd, vendos sanksione dhe ndaj aleatit kryesor të

Qeveria britanike bën me dije se do të vendosë sanksione dhe ndaj Bjellorusisë, por rolin që ajo ka luajtur deri tani në pushtimin rus të Ukrainës.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss shpjegon se sanksione janë vendosur ndaj personave të ndryshëm dhe organizatave në Bjellorusi.

“Regjimi i Lukashenkos ndihmoi dhe nxiti në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen për Putin”, u shpreh Truss.

Bjellorusia është një nga aleatët më të afërt të Rusisë dhe në ditën e ofensivës, një pjesë e trupave ruse hynë në Ukrainë nga territori i saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos