Britania po lë pas krahëve pandeminë: S’do të ketë më izolim, dozë e tretë për moshën mbi 50 vjeç

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 14:41 | Bota
Britania po lë pas krahëve pandeminë: S’do të

Britania e Madhe mund të mos ketë më kurrë nevojë për një izolim tjetër, dhe duket se po e lë pas krahëve pandeminë falë fushatës së suksesshme të vaksinimit. Këtë e thotë profesori Neil Ferguson, i njëjti që paralajmëroi se mijëra njerëz do të vdisnin nëse vendi nuk do të izolohej në mars të 2020-s.

“Në skenarin më të keq, nëse kemi një variant që i shpëton vaksinës, në fillim të vjeshtës mund të rikthejmë disa kufizime. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Mendoj se jemi në rrugën e qëndrushme drejt daljes nga pandemia, të paktën në këtë vend”, u shpreh Neil Ferguson, ekpert i shëndetësisë.

Për të reduktuar rrezikun nga një variant rezistent ndaj vaksinës, qeveria do t’i ofrojë një vaksinë të tretë të gjithë personave mbi moshën 50-vjeçare nga stina e vjeshtës apo atyre që bëjnë pjesë ne kategori të rrezikuara.

Një ministër i qeverisë Johnson thotë se deri për Krishtlindje, covid-19 nuk do të jetë me kërcënim.

“Ne mendojmë se niveli i mbrojtjes së popullsisë ndaj çdo varianti do të jetë aq i lartë deri për Krishtlindje sa Covid-19 do të zbehet plotësisht. Nuk mendojmë se do të na duhet një vaksinë e tretë për moshën me të re, pasi transmetimi do të ulet shumë.”

Një total prej më shumë se 34.6 milionë qytetarësh në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës se koroanvirusit. Me një popullsi prej 67 milionë banorësh, Britania ka blerë më shumë se 510 milionë vaksina nga 8 prodhues të ndryshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos